“5 Herë Jo”, filmi i Donald Veshajt dhe Bora Zemanit nga dhjetori në kinema

Mediale Vip

“5 Herë Jo”, filmi i Donald Veshajt dhe Bora Zemanit nga dhjetori në kinema

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 09:30
Donald Veshaj dhe Bora Zemani

“5 herë jo” është një film i zhanrit komedi i realizuar nga çifti, Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Xhirimet e këtij projekti kanë nisur prej muajsh dhe së fundmi bëhet e ditur se do të jetë nga dhjetori nëpër kinematë shqiptare.

Lajmi është njoftuar nga Top Channel Films, duke prezantuar edhe kopertinën e këtij filmi.

“Gati për një tjetër komedi romantike. 5 herë jo, nga dhjetori në kinema”, thuhet në postim.

Dyshja e famshme kanë ndarë disa copëza nga marrëdhënia e tyre disavjeçare, ndonëse kanë pasur ulje e ngritje.

Romanca e tyre është rikthyer sërish pas daljes së aktorit e prezantuesit nga Big Brother VIP Albania.

Donaldi ndryshe krijoi një lidhje sa ishte brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, me të cilin u nda menjëherë pas përfundimit të atij reality shou. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat