Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Ya Ninën?

Mediale Vip

Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Ya Ninën?

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 10:46
Dafina dhe Nina

Dafina Zeqiri vazhdon të jetë njëra nga artistet më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar.

Ajo tashmë shquhet për hitet e shumta, gjersa këtë kohë pati risi edhe nga jeta personale, pasi u mësua se do të martohet në vitin 2024.

Ndërkohë, bukuroshja e famshme muajve të fundit u përfol për disa raporte me kolegët e estradës.

E njëjta kishte fshirë nga rrjetet sociale disa artistë, me të cilët kishte bashkëpunuar dikur.

Së fundmi një gjë e tillë duket se ka ndodhur edhe me Ya Ninën, meqë nuk ndiqen më në rrjete sociale.

Nuk dihen arsyet që çuan në prishjen e këtij raporti, ndonëse asnjëra nuk është deklaruar.

Krijuesja e hitit “Si mua” nuk flet tani me Melindën, Taynën, Beatrix Ramosaj e me plot yje të tregut muzikor shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat