Chrissy Teigen i prishet fustani në mbrëmjen gala

Mediale Vip

Chrissy Teigen i prishet fustani në mbrëmjen gala

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 19:57
Chrissy Teigen

Chrissy Teigen nuk i ka shpëtuar një incidenti me veshjen e saj, por e ka përballuar shumë mirë.

Siç shihet në Srories e saj në Instagram, teksa u ul mes rreth 800 të ftuarve gjatë galës së bamirësisë 'Baby2Baby 2023', zinxhiri i fustanit të zi u prish, duke e lënë me shpinën jashtë. Megjithatë, Chrissy qeshi me incidentin, duke shpërndarë një foto në Instagram Stories dhe duke shkruar, "Oh lol".

Chrissy iu bashkua në këtë ngjarje të famshmëve të tjerë si Kim Kardashian, Olivia Wilde, Hailey Bieber, Demi Lovato, Gwyneth Paltrow, Katharine McPhee, Lori Harvey dhe Jessica Alba.

Baby2Baby, një organizatë kombëtare jofitimprurëse që ofron nevojat themelore për fëmijët që jetojnë në varfëri, mbajti galën e saj vjetore, të prezantuar nga Paul Mitchell, në Qendrën e Dizajnit Paqësor në West Hollywood.

Veprimtaria e sivjetshme paraqiti një performancë nga Snoop Dogg dhe nderoi Salma Hayek. Channing Tatum i dha fitueses së Oskarit çmimin 'Giving Tree' për angazhimin e saj për të mbështetur fëmijët në nevojë në mbarë botën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat