Bledi Mane nervozohet me Shqipen gjatë spektaklit: A je në terezi, apo s’je

Mediale Vip

Bledi Mane nervozohet me Shqipen gjatë spektaklit: A je në terezi, apo s’je

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 23:59
Shqipja, Bledi

Në spektaklin e natës së sontme (e hënë) u diskutua një klip i Shqipe Hysenajt për shkak të disa sjelljeve të saj të papërshtatshme.

Ajo u komentua për disa veprime që bëri karshi konkurrentes tjetër, Edona James.

Një mendim në lidhje me këtë e dha edhe opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane.

Mane thotë se tani në shtëpi i kanë kaluar të gjitha limitet, si ofendimet, sharjet e bullizmin.

“Që bullizohet në atë shtëpi nuk diskutohet, që shahet në atë shtëpi, që ofendohet, jo ti por të gjithë banorët, ishte videoklipi yt dhe ne po bisedojmë rreth klipit tënd dhe nuk po bëjmë gara se kush nga ju po shan më shumë”, tha Bledi.

Mane në vazhdim theksoi: “Ti ke treguar vazhdimisht agresivitet, bëre disa veprime që thash a njohim ndonjë mjek që ta ndihmojmë këtë vajzë. Ti je aty në luftë nervash, nuk jeni aty të prekni njëri-tjetrin në dorë, për ty dhe për Edonën”.

Mane shprehet i nervozuar në fund me Shqipen, ku iu drejtua me një ton më ndryshe: “Më dëgjo moj vajzë, mos e prekni njëri-tjetrin, më dëgjo të flas, a je në terezi apo nuk je. Jam më i madh se ti. Ti të bën agresiv pa dashur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat