E papritur: Meti përjashtohet nga BBVK

Mediale Vip

E papritur: Meti përjashtohet nga BBVK

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 19:31
Meti Alshiqi

Pas konfliktit në mes të konkurrentëve të Big Brother VIP Kosova, Blerando-Meti, për këtë të fundit në shtëpi ka arritur një zarf i zi.

Zarfin e ka lexuar Santiana, derisa brenda tij u shpall vendimi  i “Vëllait të Madh” për ta përjashtuar Metin në mënyrë automatike nga gara për çmimin e madh.

“Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara”, u tha në zarf.

“Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim. Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment”, përfundoi zarfi.

Meti është banori i tretë që eliminohet nga BBVK2, pas Ledit dhe Brikendës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat