Don Xhoni publikon “Ju përshëndes”

Mediale Vip

Don Xhoni publikon “Ju përshëndes”

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 22:18
Don Xhoni

Reperi i njohur, Don Xhoni është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Rap-artisti nga Drenica ka sjellur këngën më të re që mban titullin “Ju përshëndes”.

Projekti erdhi i shoqëruar edhe me videoklip, puna e të cilit iu besua produksioni “Sekuence”.

Producent i këngës është Rzon, teksa për tekstin u përkujdes vet Don Xhoni.

“Ju përshëndes” tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të reperit në YouTube, dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tij.

Theksojmë që kjo vjen pas “A m’don”, që e lansoi në verën që e lamë pas dhe u kthye në një hit duke grumbulluar deri në mbi 31 milionë klikime deri më tani vetëm në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat