Fansat mendojnë se Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë ndarë

Mediale Vip

Fansat mendojnë se Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë ndarë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 22:01
Kendall Jenner dhe Bad Bunny

Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë ndarë?

Fansat po pyesin nëse çifti i ka dhënë fund raportit pasi modelja postoi një mesazh të fshehtë në Instagram të martën.

“Ajo që është për mua, thjesht do të më gjejë”, ka shkruar ylli i “Kardashians” krah një fotoje të një muzgu.

Ndërsa ende nuk dihet konteksti i kësaj diçiture, disa njerëz nxituan të spekulonin mbi kuptimin e imazhit të vetmuar.

“Duket si një postim ndarjeje”, shkroi një fans.

"Dreqin, kush të lëndoi !!!" shkroi një tjetër.

"Ajo dhe Badbunny sapo janë ndarë," shkroi një i tretë.

Hera e fundit që Jenner dhe Bad Bunny u panë së bashku publikisht ishte më 29 tetor, kur ata dolën për mëngjes në Beverly Hills.

Ndërkohë, çifti e ka mbajtur private romancën që kur lajmet për lidhjen e tyre u shfaqën në shkurt 2023.

Muajin e kaluar, muzikanti e bëri të qartë se nuk i detyrohej askujt një shpjegim për lidhjen e tij të dashurisë me Jenner.

“Ata nuk e dinë se si unë ndihem, nuk dinë se si jetoj, nuk dinë asgjë dhe unë me të vërtetë nuk dua që ata ta dinë”, tha ai për Vanity Fair në kopertinën e tetorit.

"Unë nuk jam vërtet i interesuar të sqaroj asgjë, sepse nuk kam asnjë detyrim për t'i sqaruar asgjë askujt."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat