U bullizua për kilogramët e tepërt, moderatorja zbulon se është shtatzënë

Mediale Vip

U bullizua për kilogramët e tepërt, moderatorja zbulon se është shtatzënë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 22:05
Katerina Trungu

Shpeshherë, gjërat që na duken negative në fillim mund të rezultojnë dhe të zbulojnë gjëra të bukura. Kështu ndodhi edhe me rastin e moderatores së programit “Shije  Shtëpie” në Tv Klan, Katerina Trungu e cila nisur nga disa komente negative, ndau një lajm të gëzuar.

“Kilogramët më të bukur në botë”, i quan ajo duke konfirmuar kështu se ndodhet në pritje të ëmbël. Sa i përket atyre pastaj që u ndalën, për fat të mirë dy komente, që u ndalën te paraqitja ime.

Njëra më drejtohej “shko dobësohu se je bërë si lopë” apo tjetra më thoshte “bullicë”.

Unë vërtet kam shtuar kilogramë kohët e fundit, por këto janë kilogramët më të bukur në botë, jam shumë e lumtur që i kam shtuar dhe do të shtoj më shumë në muajt në vazhdim."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat