Ledion Liço apo Bora Zemani do t’i zërë në vendin në Top Channel? Arbana Osmani publikon foton që i vë vulën çdo gjëje

Mediale Vip

Ledion Liço apo Bora Zemani do t’i zërë në vendin në Top Channel? Arbana Osmani publikon foton që i vë vulën çdo gjëje

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 09:30
Arbana Osmani

Ledion Liço i merr vendin Arbana Osmanit në Top Channel! Ky ishte lajmi që sidomos mbrëmjen e djeshme shkaktoi shumë debat.

U tha se moderatorja e njohur ka ndërprerë negociatat me Top Channel për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar.

Pas kësaj “zhurme” ka reaguar Arbana në mënyrën e saj sigurisht. Këtë herë jo duke postuar një foto duke pirë “Lori Caffe”, por në ambientet e Top-it.

Image
Arbana Osmani

Ajo ka përshëndetur ndjekësit e saj me një foto duke bërë grimin në një nga ambientet e televizionit në fjalë.

Një mënyrë kjo për t’ju thënë të gjithëve që nuk ka ikur dhe nuk do të ikë gjëkundi.

Gjithsesi deri në nisje të “BBV3” mbetet për t’u parë kush do të jetë në krye të moderimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat