Diamante 50 karat dhe 2 kg ar të bardhë, edhe një herë Drake i la të gjithë pa fjalë me varsen e tij

Mediale Vip

Diamante 50 karat dhe 2 kg ar të bardhë, edhe një herë Drake i la të gjithë pa fjalë me varsen e tij

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 19:57
Drake

Videoklipi i "First Person Shooter" i Drake së bashku me J.Cole vazhdon të tërheqë vëmendjen e fansave dhe jo vetëm për rikrijimin nga dy reperët të fotos së Messit dhe Ronaldos duke luajtur shah në çantën e Louis Vuitton Damier.

Por, edhe për një xhevahir të veçantë të punuar nga argjendaria 'Nadine Ghosn', të cilin Drake e mbante në qafë gjatë xhirimeve të videos. Është një gjerdan zinxhir, i quajtur “Unleashed”, me 50 karat diamante dhe 2 kg ar të bardhë 18k. Argjendaria ndau një foto nga afër të gjerdanit në profilin e Instagram, duke specifikuar në mbishkrimin e postimit se xhevahiri peshon më shumë se 1.8 kg.

“Ndjehemi mirënjohës @champagnepapi

Faleminderit që na dhatë mundësinë për të bërë diçka interesante dhe të pabesueshme.

"Unleashed" për të gjithë "All the Dofs" në First Person Shooter ft. J. Cole

2 kilogramë ar i bardhë, diamant 18k 

Faleminderit për mjeshtrit e mi të jashtëzakonshëm për të gjithë punën dhe gjithë përkushtimin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat