Takimi më ‘hot’ në Përputhen/ Gabriela dhe Mario zhvishen, Aureli i kthehet keq

Mediale Vip

Takimi më ‘hot’ në Përputhen/ Gabriela dhe Mario zhvishen, Aureli i kthehet keq

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 08:04
Gabriela dhe Mario

Një takim të parë kaq ‘të  nxehtë’ sa ky mes Gabrielës dhe Marios nuk kishim parë deri më tani në “Përputhen”.

Dy konkurrentët zgjodhën që njohjen e tyre ta nisin në një lavazh makinash. Por, në vend të mjetit të Marios, ata përfunduan duke larë njëri tjetrin.

Gabriela nuk ndaloi në asnjë moment së provokuari me lëvizjet e saj, heqjen e bluzës dhe afrimitetin që tregoi me Marion. Edhe ky i fundit guxoi duke hequr bluzën, por e paralajmëroi konkurrenten të mos e provokojë më shumë.

Por, momentet romantike në takim ia lanë vendin tensioneve në studio.

Aureli reagoi shumë ashpër dhe u shpreh se do të ndërpresë njohjen me Gabrielën. I acaruar, ai i shkoi pranë, duke i thënë se veprimet e saj janë të pafalshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat