Shqipja përplaset me Lumbardhin: S’di të flasësh, Iku Meti, s’ke më çfarë thua

Mediale Vip

Shqipja përplaset me Lumbardhin: S’di të flasësh, Iku Meti, s’ke më çfarë thua

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 17:56
Shqipja dhe Lumbardhi

Atmosfera brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Kosova 2 ka arritur nivele të larta të tensionit.

Edhe loja ka filluar të ashpërsohet, e çdo ditë shpërthen ndonjë debat apo zënkë.

Sot në mes të banorëve të tjerë, shpërtheu një situatë e tensionuar mes Shqipes dhe Lumbardhit, pasi filluan nje debat të zakonshëm, por shpejt shkoi drejt një zënke të acaruar.

Shqipja sulmon Lumbardhin duke i thënë: “Nuk di të flasësh, nuk di t’i lidhësh dy llafe, kur do të flasësh, flet vetëm në Prime.”

Ajo vazhdon me akuza: “Ti përdor fjalët e të tjerëve. Iku Meti, s’ke më çfarë thua, se çdo gjë ta argumentonte Meti. Aq inteligjencë të madhe ke ti, sa i ke pasë thënë fjalët e Metit.”

Dyshja vazhdon të debatojë se kush do të qëndrojë në shtëpi më gjatë, duke lënë të kuptohet që janë në një “luftë” për të qëndruar e për të fituar simpatinë e publikut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat