“Egoiste” – raporti i Albës me meshkujt në BBVK e acaron Bleron

Mediale Vip

“Egoiste” – raporti i Albës me meshkujt në BBVK e acaron Bleron

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 00:30
Alba dhe Blero

Njëra nga ngjarjet që u përfol goxha shumë në këtë spektakël të Big Brother VIP Kosova ishte raporti i Alba Vukajt me disa nga meshkujt në shtëpi, Azemin, Lumbardhin e Blerandon.

Derisa po flisnin për rrëmujën që bukuroshja shkodrane zhvilloi brenda, ajo u ‘godit’ me shumë komente nga opinionistët dhe banorët.

Njëri nga konkurrentët që reagoi keq e u acarua nga kjo ngjarje ishte edhe këngëtari Blero.

“Kjo është egoiste nëse nuk e zgjedh njërin prej meshkujve, me e shpëtu njerëzimin”, iu drejtua këngëtari shqiptar.

Ndërsa, zeshkania shume e revoltuar u përgjigj: “Nuk dua të jap përgjigje për këtë pjesë fare”.

Për historinë e Albës me djemtë në shtëpi, një mendim e dha edhe opinionisti i këtij formati.

Bledi Mane e quajti atë hipokrite dhe tha se po aktron në lidhje me këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat