Taylor Swift e “shkatërruar” pasi një fanse vdes para koncertit të saj

Mediale Vip

Taylor Swift e “shkatërruar” pasi një fanse vdes para koncertit të saj

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 15:25
Taylor Swift

Taylor Swift ka thënë se është "shkatërruar" pasi një fanse vdiq para koncertit të saj në Rio de Zhaneiro, Brazil, të premten mbrëma.

Në një deklaratë në Instagram, ylli i pop-it tha se zemra e saj ishte "thyer", duke shtuar: "Ajo ishte jashtëzakonisht e bukur dhe shumë e re". Ylli u pa duke shpërndarë shishe uji për fansat gjatë koncertit.

“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemër të copëtuar them se humbëm një fanse më herët sonte para shfaqjes sime”, shkroi Swift. "Unë as nuk mund të përshkruaj se sa e shkatërruar jam nga kjo."

Swift tha se nuk do të ishte në gjendje të fliste për incidentin nga skena, sepse ndihej "e pushtuar nga pikëllimi" sa herë që përpiqej të fliste për të.

“Dua të them se tani e ndjej thellë këtë humbje dhe zemra ime e thyer shkon me familjen dhe miqtë e saj”.

Ajo shtoi se kjo ishte "gjëja e fundit" që mendoi se do të ndodhte në turneun në Brazil.

Swift tha se kishte pak informacione të tjera rreth vdekjes. Megjithatë, sipas gazetës braziliane Fohla De Sao Paolo, fanses i ra të fikët në stadium dhe më vonë vdiq, ndërsa shkaku i vdekjes është dhënë si arrest kardio-respirator.

Në videot dhe fotot e qarkulluara në mediat sociale, Swift u pa më vonë duke i kërkuar stafit në stadium që t'u jepte ujë fansave gjatë koncertit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat