David Guetta dhe e dashura Jessica Ledon në pritje të fëmijës së parë së bashku

Mediale Vip

David Guetta dhe e dashura Jessica Ledon në pritje të fëmijës së parë së bashku

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 15:57
David Guetta dhe e dashura Jessica Ledon

David Guetta do të bëhet sërish baba!

Teksa merrte pjesë në Latin Grammy Awards mbrëmjen e së enjtes, DJ 56-vjeçar, kaloi në tapetin e kuq me të dashurën Jessica Ledon, ku zbuluan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Duke pozuar me krahun e tij rreth Ledon, muzikanti buzëqeshi për kamerën ndërsa e dashura e tij vendosi duart sipër barkut të saj të rrumbullakosur.

Image
David Guetta dhe e dashura Jessica Ledon

Guetta tashmë është baba i djalit Tim Elvis, 19 vjeç dhe vajzës Angie, 16 vjeçe, me ish-gruan e tij Cathy Lobé.

Edhe pse muzikanti zgjedh privatësinë kur bëhet fjalë për familjen e tij, ai ndau një foto me djalin, i cili i ngjan shumë në korrik, ndërsa të dy ishin në Ibiza për pushime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat