​Kush nga familja Kardashian ka bërë më shumë ndërhyrje kirurgjike, tregon kirurgu

Mediale Vip

​Kush nga familja Kardashian ka bërë më shumë ndërhyrje kirurgjike, tregon kirurgu

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 16:34
Kim Kardashian

Asnjëherë nuk kanë turp t’i nënshtrohen një operacioni - Kardashianet janë të famshme përmirësimet e tyre kirurgjikale.

Ndërsa shumë vëmendje i është kushtuar ndërhyrjeve të tyre të trupit, kirurgu plastik me bazë në Nju Jork për yjet tani ka zbuluar ndërhyrjet e hollësishme që ai beson se i kanë bërë secilës prej fytyrave të tyre.

Doktori Andrew Peredo, i specializuar në procedurat estetike të fytyrës, tha për DailyMail se ai beson se pothuajse çdo Kardashian-Jenner kishte shpenzuar dhjetëra mijëra dollarë për pamjen e tyre rinore – edhe pse asnjë më shumë se Kris Jenner, për të cilën ai tha se me siguri kishte shpenzuar një shumë gjashtëshifrore.

Ai gjithashtu tregoi se si pothuajse të gjithë në familje duket se kanë bërë një ndërhyrje të hundës, ose rinoplastikë dhe mbushës të buzëve për të arritur pamje më të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat