“Lotët me ti ble” – Nora Muçaj rikthehet së shpejti me këngë të re

Mediale Vip

“Lotët me ti ble” – Nora Muçaj rikthehet së shpejti me këngë të re

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 19:07
Nora Muçaj

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në publikimin e këngës së re të artistes së njohur, Nora Muçaj.

Këngëtarja shqiptare po rikthehet me një projekt të ri muzikor pas disa viteve.

Kjo këngë mban titullin “Lotët me ti ble”, e cila pritet të kompletohet edhe nga ana vizuale.

Xhirimet janë realizuar në Kosovë, ku protagonistë të klipit do jenë edhe disa aktorë të mirënjohur shqiptare.

Në një prononcim për telegrafin, Nora këtë këngë e veçon si më të bukurën në karrierën e saj pas “Hesht”.

Nuk ka dyshim se Muçaj edhe në këtë projekt do të jetë e veçantë dhe se ka rezervuar diçka speciale për fansat e publikun.

Pavarësisht pauzës që herë pas herë bën në skenë, Nora shquhet për vokalin dhe për hitet që ka krijuar ndër vitesh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat