Robert Berisha zbulon të dashurën e re – publikon pamjet në rrjete sociale

Mediale Vip

Robert Berisha zbulon të dashurën e re – publikon pamjet në rrjete sociale

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 12:18
Robert Berisha

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, duket se është bërë me të dashur të re.

Artisti kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet përmes disa postimeve që ka ndarë në InstaStory.

Prezantuesi ka shpërndarë disa pamje nga udhëtimi i tij në Miami, por që nuk ia ka zbuluar identitetin partneres së re.

Image
Postimi

Romanca e tij vjen pas ndarjes prej më shumë se një viti nga modelja Laureta Maqedonci.

Ata kanë qenë bashkë për disa muaj, ndonëse ishin në vëmendje të mediave vazhdimisht.

Image
Postimi

Roberti ndryshe ka qenë i martuar për shumë vite me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë.

Pritet të shihet se si do të vazhdojë kjo histori e krijuesit të hitit “Bruda”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat