“Jam Michael Jackson i shqiptarëve” – Esat Aga nga Zhutat me super deklaratë

Mediale Vip

“Jam Michael Jackson i shqiptarëve” – Esat Aga nga Zhutat me super deklaratë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 23:33
Esat Aga

Rapsodi i njohur, Esat Aga, nga grupi “Zhutat” ka folur për përformancat e tij gjatë ahengjeve të ndryshme.

Ai tha se në dasma kërkojnë shumë shpesh që të thyhet çiftelia.

Ai ka treguar një rast që i kishte ndodhur në një restaurant në Itali ku pronar ishte një italian.

Aga rrëfeu momentin kur italiani e kishte parë përformancën e tij dhe i kishte thënë që nuk kam parë kurrë kështu, vetëm kërcimin e Michael Jackson dhe stilin e tij.

“Për mua ishte vlerë e madhe që një italian me ma vlerësu stilin tim dhe tash po e ndi vetën baraz me Michael Jackson se unë jam Michael Jackson i shqiptarëve”, tha rapsodi Aga. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat