“A thua vetëm publiku vendos në Big Brother?” – pyetja e dyshimtë e Shota Baraliut ngjall reagime

Mediale Vip

“A thua vetëm publiku vendos në Big Brother?” – pyetja e dyshimtë e Shota Baraliut ngjall reagime

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 07:01
Shota Baraliu

Aktorja e njohur Shota Baraliu, e ftuar në “Shok Podcast” përballë moderatorit Fis Juniku, ka hapur zemrën rreth eksperiencës së saj si një nga banoret e sezonit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Gjatë bisedës, ajo ka rrëfyer për sfidat e përballura brenda shtëpisë së famshme, ku u shqua si një prej banoreve më të kritikuara vitin e kaluar për shkak të sjelljeve të saj të çiltra brenda shtëpisë.

Në një moment të bisedës, diskutimi u përqendrua tek pyetja se kush e meritonte më shumë fitoren e vitit të kaluar në Big Brother – reperi i njohur Stresi apo aktori Vedat Bajrami?

Ndërkohë që Fis pohoi se vendimin final e ka publiku, Shota Baraliu shtroi pyetjen e dyshimtë:

“A thua është vetëm publiku ai që vendos në Big Brother?”.

Kjo pyetje induktive shërbeu si një sinjal i mundshëm për diskutime të mëtejshme mbi procesin e vendimmarrjes brenda formatit të spektaklit dhe rolit që luan votimi i publikut.

Shikoni videon nga minutazhi 17:19.

Shota u shpreh gjithashtu për vlerën e të qenurit autentike dhe transparent, pavarësisht se si mund të përceptohet nga të tjerët. “Kritikat ishin të shumta, por unë preferoj të jem e vërtetë dhe e sinqertë me veten dhe të tjerët”, tha ajo, duke shtuar se ka mësuar shumë nga kjo përvojë.

Aktorja nga Suhareka përndryshe kishte qëndruar vetëm një muaj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova në edicionin e parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat