Nga lajmi se do të bëhet baba e deri te gjinia e foshnjës – Luiz Ejlli i përmbledh të gjitha në këngën e re “Frymë”

Mediale Vip

Nga lajmi se do të bëhet baba e deri te gjinia e foshnjës – Luiz Ejlli i përmbledh të gjitha në këngën e re “Frymë”

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 13:10
Luizi dhe Kiara

Luiz Ejlli ka prezantuar ditën e sotme (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

“Frymë” mban titullin kënga e tij e radhës, përmes së cilës ka zbuluar shumë gjëra.

Në video, ai ka treguar momentin kur kuptoi se do të bëhet baba deri te zbulimi i gjinisë, gjersa në fund kanë realizuar edhe një ‘Baby Shower’.

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania ndau disa nga çastet e tyre të veçanta në klip, ku edhe partnerja e tij Kiara Tito shihet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.

Në tekstin e ndjerë, artisti nga Shkodra ka shprehur gjithë dashurinë e emocionet e tij edhe pse ende nuk e ka marrë në krah foshnjën.

Ai duket po ashtu shumë i emocionuar ku në disa raste gjatë videoklipit shihet edhe duke qarë.

Kiara në anën tjetër ka shkëlqyer me paraqitjet e saj, ndonëse deri më tani kishte fshehur gjithçka.

Luizi dhe Kiara vlen të ceket se u njohën në BB VIP, ku edhe nisën një romancë dashurie.

Ata patën sakrifica të mëdha gjatë asaj periudhe, pavarësisht që arritën t’ia dilnin e ta dëshmonin historinë e tyre.

Të njëjtit kurorëzuan dashurinë me martesë më 7 maj, në natën finale të spektaklit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat