“Të dua jetë” – Enca publikon foto përkrah partnerit, zbulon befasinë romantike që i bëri

Mediale Vip

“Të dua jetë” – Enca publikon foto përkrah partnerit, zbulon befasinë romantike që i bëri

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 21:56
Enca

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca është një prej personazheve më të komentuara në media rozë.

Ndonëse jo shumë aktive në muzikë, autorja e “Dua” komentohet vazhdimisht edhe për jetën e saj private.

Ajo muaj më parë konfirmoi se është në një lidhje dashurie me masazherin afrikan Mickey Neblett.

Që nga ajo kohë, artistja nga Shqipëria herë pas here ndan me fansat në rrjetet sociale foto dhe video përkrah tij dhe dedikime të ndryshme.

Edhe së fundmi, Enca postoi disa foto ku shihej një befasi romantike që partneri i bëri e cila përfshinte një buqetë me trëndafila të kuq.

“U zgjova me këtë, të dua jetë”, ka shkruar Enca në postim.

Më pas, këngëtarja publikoi edhe një foto në krahët e të dashurit, ku dyshja shihen të lumtur përkrah njëri-tjetrit teksa janë të veshur me të zeza.

Ndryshe, sa i përket muzikës, pas një pauze të gjatë Enca u rikthye në një bashkëpunim me Muharrem Ahmetin që mban titullin “Albanian”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat