“T’i dërgoj nga llogaria e Elvanës 500 mijë euro”/ Përgjimet e “SKY ECC”, del sërish në skenë emri i këngëtares

Mediale Vip

“T’i dërgoj nga llogaria e Elvanës 500 mijë euro”/ Përgjimet e “SKY ECC”, del sërish në skenë emri i këngëtares

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 23:37
Ervin Mata dhe Elvana Gjata

Elvana Gjata, këngëtarja e njohur e përfolur gjerësisht në ngjarjen në zonën e ish-bllokut në Tiranë ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ka dalë sërisht në skenë e lidhjeve të saj me Ervin Mata.

Emri i këngëtares del në një nga komunikimet që bën Erzen Breçani me djalin e tij, Eralbin, ku Erzeni i thotë të birit se kishte fol me Ervinin, e ky i fundit do i transferonte 500 mijë euro borxh, me llogarinë e këngëtares.

Me sa duket Mata përdorte llogarinë e të fejuarës së tij, Elvana Gjata, për të kryer transaksionet.

Dosja e SPAK

Sipas dosjes hetimore në datën 18 gusht 2020 në orën 00:00:39, Erzen Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyEÇ me perdorues KOB9EP, i dërgon mesazh zanor Ç4RE2 më përmbajtje:

Erzeni: Ç’a bone a je mirë?

Më pas në orën 00:09:50 Erzeni komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani, perdores i SkyEÇ S7DEGI.

Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik me aplikacionin SkyEÇ ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar.

Erzen Breçani i tregon që ka pasur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh, për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar.

Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe për rastin që e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.

Babë e bir shkëmbejnë mesazhet:

Erzeni:...Persh...A eshte ky. Tini i joti... Toni. Ok. Sa e kam une apo ate që ta thash...Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun...Ngage na kan pergjue...Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?...Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e Elvanes 500 mij euro borxh...

E maroj punet sa t’i kalosh kto halle...I thashë jo ne asnje menyrë...I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush. Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk..

Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten...Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr...Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mshir te fatit....

I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin...”

Nga biseda e zhvilluar ku permenden "Bardhi" "hidrocentrali", duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti "Breçani R.O.S.P" sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurise fizike dhe nder tjera edhe shfrytezimin dhe administrimin e hidrocentralit "Drita", me ortak të vetem dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T është miratuar leja per ndertimin e objektit 'Ndertimi i burimit të rigjenerues të energjise, hidrocentralit "Drita, në lumin e Gahit, Bashkia Tropoje, Qarku Kukes".

"Breçani R.O.S.P" ka ndërtuar hidrocentralin "Drita" dhe ka regjistruar në QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 "HEC Drita Energy", me ortak të vetem "Breçani R.O.S.P" dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani për periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Breçani nuk figuron në asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vetë Erzen Breçani sipas sistemit ÇcTS rezulton i punësuar në kompanine Breçani R.O.S.P.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat