Enrique Iglesias do të publikojë albumin e fundit të karrierës

Mediale Vip

Enrique Iglesias do të publikojë albumin e fundit të karrierës

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 14:07
Enrique Iglesias

Enrique Iglesias njoftoi se albumi i tij i ardhshëm do të jetë ndoshta i fundit i karrierës së tij.

Këngëtari i njohur më herët ka thënë se planifikon të ndalojë regjistrimin e muzikës kur të arrijë albumin e tij të 11-të.

Siç tha ylli në një deklaratë për “Today”, puna e tij e re do të publikohet në shkurt.

“Është përfunduar. Ai do të dalë në shkurt. Është plotësisht gati. Gjithçka që dua të bëj është të xhiroj një ose dy video përpara pjesës së dytë të turneut”, tha Inglesias.

Më pas ai shtoi: “Kam shumë vite që punoj në këtë album. Dhe për mua është ajo që thashë, do të jetë albumi im i fundit. Jo, nuk do të bëj më”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat