Tristan Thompson: Do të doja ta kaloja pjesën tjetër të jetës sime me Khloe Kardashian

Mediale Vip

Tristan Thompson: Do të doja ta kaloja pjesën tjetër të jetës sime me Khloe Kardashian

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 16:27
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Tristan Thompson po bëhet gjithnjë e më i vetëdijshëm për gabimet që ka bërë ndaj Khloé Kardashian dhe se sa shumë tradhtitë e tij mund të kenë lënduar njerëzit përreth tij.

Kështu, në episodin e "The Kardashians" më 23 nëntor 2023, Tristan u përball me Kourtney Kardashian me të cilën foli mbi çështjet e tradhtisë dhe mungesës së respektit për njerëzit që do.

Ylli i 'Cleveland Cavalier' fillimisht u përpoq të shpjegonte se si, që nga fëmijëria, gjithmonë është përpjekur të ndrydhë emocionet e tij dhe sa shumë kjo ka ndikuar në tendencën e tij për të tradhtuar. Megjithatë, kur Kourtney e pyeti Tristanin se cili ishte qëllimi i tij tani, lojtari i NBA u përgjigj: “Do të doja të isha me motrën tënde dhe të kaloja pjesën tjetër të jetës me të. Edhe pse nuk jam rritur kurrë me një familje të lumtur, gjithmonë kam dashur një të tillë”.

Thompson më pas pranoi faktin se ishin pikërisht veprimet e tij, gënjeshtrat dhe tradhtitë e tij, ato që e larguan Kourtney-n dhe dy fëmijët e tyre nga jeta e tij, duke shpjeguar megjithatë se ai kishte ndryshuar: "Rashë, kapa fundin, humba gjithçka në jetë. Por u ngrita për të qenë më mirë. Më duhej të rritesha dhe të piqesha për të qenë një burrë më i mirë për fëmijët e mi”, tha Tristan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat