Kida rikthehet me këngën e re “Vaj”

Mediale Vip

Kida rikthehet me këngën e re “Vaj”

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 19:35
Kida

Artistja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi – Kida, ka publikuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.

Teksti është shkruar nga Tonic, Denk, Bannzz dhe Dorant Beats me video nga Capturehood.

Këngëtarja ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip, siç edhe tashmë shquhet për paraqitjet e veçanta.

Videoklipi duket të jetë xhiruar në një hotel në Dubai, gjersa pjesët e tjera në vende të ndryshme.

E njëjta ka munguar prej disa muajsh me projekte të reja dhe atë të fundit e lansoi gjatë muajit gusht.

“Fluturu” titullohet kënga që e solli në bashkëpunim me MC Kreshën dhe Lyrical Son.

Prurja e re tashmë ndodhet në YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat