Rikthehet në vëmendje intervista 60 sekondëshe e Lumbardhit, ku kishte thënë se do ta donte çdo natë në shtrat Era Istrefit

Mediale Vip

Rikthehet në vëmendje intervista 60 sekondëshe e Lumbardhit, ku kishte thënë se do ta donte çdo natë në shtrat Era Istrefit

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 12:17
Lumbardhi

Një klip nga një intervistë e shkurtër e realizuar nga Lumbardhi, njëri nga banorët më të diskutuar të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, ka rifituar vëmendje nëpër rrjete sociale dhe media.

Bëhet fjalë për një intervistë 60 sekondëshe për emisionin “Prive” të dhënë në shtatorin e këtij viti, ku ish-futbollisti nga Vitia kishte dhënë disa përgjigje interesante.

Kur iu drejtua pyetja se cilën nga personazhet publike do të donte të fuste në shtrat çdo natë, ai përmendi këngëtaren e njohur shqiptare Era Istrefi.

I njëjti kishte zbuluar gjatë po të njëjtës intervistë kishte treguar se është beqar dhe se lidhja e tij më e gjatë në jetë ka qenë dy vite e gjysmë.

Ndërsa te pyetja më provokuese e intervistës, lidhur me vlerësimin që i jep vetes në shtrat, ai kishte thënë “8.9”.

Lumbardhi përndryshe është një nga të nominuarit këtë javë bashkë me: Edona James, Vesa Vllasaliu, Linda Halimi, Alby, Monika Salihu dhe Vesa Vllasaliun, dhe rrezikon të dalë në rast se nuk merr votat e duhura nga publiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat