Brad Pitt shfaqet për herë të parë në publik pas zhurmës së deklaratës së djalit të tij

Mediale Vip

Brad Pitt shfaqet për herë të parë në publik pas zhurmës së deklaratës së djalit të tij

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 16:09
Brad Pitt

Brad Pitt u pa në Los Anxhelos të martën pas bujës në lidhje me deklaratën shpërthyese të djalit të tij për 'Ditën e Baballarëve'.

Në fotot e 'Page Six', aktori u pa i veshur me një xhaketë dhe pantallona ngjyrë bezhë, duke kombinuar look-un e tij me atlete të bardha.

Aktori dukej se ishte në humor të mirë, pavarësisht lajmeve se djali i tij Pax e kishte quajtur më parë një "t*ap të klasit botëror" në një postim në Instagram për 'Ditën e Baballarëve" në 2020.

“Gëzuar Ditën e Baballarëve këtij tr*pi të klasit botëror. Ti, herë pas here, e tregon se je një njeri i tmerrshëm dhe i neveritshëm. Nuk ke konsideratë dhe as empati për 4 fëmijët e tu, që dridhen nga frika në prezencën tënde. Nuk do e kuptosh kurrë dëmin që ke bërë ndaj familjes sime sepse je i paaftë që ta bësh këtë. Ti e ke bërë jetën e njerëzve të mi të afërt një ferr. Ti mund t’i thuash vetes dhe botës ç’të duash, por e vërteta do të dalë në dritë. Ndaj, gëzuar Ditën e Babait, ti qenie e tmerrshme njerëzore”– shkruhej krahas fotos, duke iu referuar vëllezërve e motrave Zahara, 18 vjeç, Shiloh, 17 vjeç dhe binjakëve 15-vjeçarë Vivienne dhe Knox.

Një burim i afërt me aktorin tha për 'Page Six' këtë javë se fituesi i Oskarit nuk kishte "asnjë reagim" ndaj mesazhit të rishfaqur të djalit të tij.

"Kjo është thjesht për të ardhur keq që njerëzit  vzhdojnë të përpiqen t'i sjellin fëmijët në gjëra të tilla," tha burimi i brendshëm. "Kanë kaluar shtatë vite të gjata dhe është për të ardhur keq kur njerëzit ngrenë pa nevojë çështje nga e kaluara... dhe nuk marrin parasysh ndikimin që ka në të gjithë familjen."

Shpërthimi i i Pax-it në 2020 vinte katër vjet pasi aktori u akuzua për abuzim me Jolie dhe dy nga fëmijët e tyre në një avion privat.

Në atë kohë, Pitt u akuzua se kishte "abuzuar verbalisht dhe fizikisht me fëmijët e tij". Ai i ka mohuar akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat