Dedikuar Marget, Getoar Selimi sjell këngën e tij më të ndjerë!

Mediale Vip

Dedikuar Marget, Getoar Selimi sjell këngën e tij më të ndjerë!

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 16:21
Ilustrim

Me rastin e dy vjetorit të vajzës së tij dhe Marina Vjollcës, Getoar Selimi ka publikuar një këngë dedikuar të bijës.

Nisur nga lloji i muzikës që ai ka bërë gjithnjë dhe teksteve që i përshtates asaj rryme, me plot gojës mund të themi se kjo është kënga më e ndjerë e reperit.

“Ti je gjysma jem, edhe gjysma e mamës
Marget, jeta jem
Marget, jeta e babës
Ti je rreze dielli,
Dashni, drit e hanës
Marget, jeta jem
Marget, jeta e babës”- thuhet në refren.

Më tej, ai shprehet se si ndryshoi jeta e tij pas lindjes së Marget

“Kur erdhe në jetë ti linda për së dyti
Tani më zgjatet jeta
Veç kur të shoh në sy ty.”

Mes rreshtash ai i premton të bijës se do jetë gjithnjë aty për tëdhe se “ti je arsyeja që mi hape sytë”.

“Gjithçka ndodh për një arsye
Të këqija dikur harrohen
Një ditë kur ti të rritesh
E kupton
Lumturohesh”.

Getoari po ashtu tregon sfidat dhe vështirësitë që Marina ka hasur gjatë shtatzënisë, duke thënë:

"Mami ka luftuar për ty
Ka rreziku me jetë
Për me sjellë në jetë një jetë
Nuk është aq e lehtë."

Në videoklip ai shfaqet me të bijën buzë detit dhe në një varkë duke na falur një moent tejet intim dhe të bukur babë e bijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat