Ganiu parashikon largimin e Lindës nga BBVK: Linditën po e percjellim sot

Mediale Vip

Ganiu parashikon largimin e Lindës nga BBVK: Linditën po e percjellim sot

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 21:01
Gani dhe Buci

Gjatë një bisede me Bucin, jashtë në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, Ganiu ka lëshuar një deklaratë të fortë.

Ai shprehet me vendosmëri se Linda Halimi do të jetë personi i radhës që do ta lërë shtëpinë.

Sipas Ganiut, këngëtarja po përdor platformën e BBVK si një mjet për të kryer një lloj hakmarrjeje personale për bullizimin që ajo ka përjetuar 12 vjet më parë.

Ganiu i shprehet Bucit, “Linditën pe percjellin sot. Është duke bërë hakmarrjen që është bullizuar 12 vjet më herët, është duke e shfrytezuar shtëpinë për këtë, me shumë urrejtje e negativitet.”

Linda Halimi ka qenë një figurë e rëndësishme që prej hyrjes së saj. Konfliktet dhe akuzat e ngacmimeve nga ana e saj kanë ndezur debate të shumta.

Kujtojmë që deklaratat e Lindës kanë shkaktuar shumë acarime brenda në shtëpi, por edhe shumë diskutime jashtë mureve të shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat