Santiana: Nëse dikush më shfrytëzon mua, unë e shfrytëzoj dy herë më shumë

Mediale Vip

Santiana: Nëse dikush më shfrytëzon mua, unë e shfrytëzoj dy herë më shumë

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 23:47
Santiana Maloku

Pas shumë ngjarjeve të tensionuara mes deklaratave e akuzave të Ganiut ndaj Bucit, aty u përfshi edhe Santiana.

Protagonisti i kësaj nate, Ganiu, mori tërë vëmendjen gjatë spektaklit pasi bëri disa rrëfime interesante që sipas tij kishin ndodhur jashtë, e në të cilat përfshihej Buci.

Por, ai nuk u ndal së sulmuari Bucin, pasi akuza e tij e radhës ishte se ai po e shfrytëzonte Santianën.

“Dua ta bëj të qartë një herë e përgjithmonë që unë njerëzve gojën e sytë nuk mundem me ua ndalë, unë e di kush jam e për çka kam hy. Mundem me pasë shok e mundem me pasë shoqëri, mundet secili mashkull këtu me folë diçka për mu, përderisa unë e kam marrë guximin me ardhë këtu, unë e kam ditë ku jam tu ardhë. “ – u përgjigj Santiana plot vendosmëri.

“Unë nuk ndihem e shfrytëzuar nga askush, se nëse ndihem që po shfrytëzohem prej dikujt tjetër, unë e shfrytëzoj atë njeri dy herë ma shumë, këtë po ju tregoj këtu, e dijeni sot e përgjithmonë.” – ishte komenti tjetër i Santianës rreth kësaj çështjeje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat