Një foto e rrallë e Bruce Willis mes betejës me demencën

Mediale Vip

Një foto e rrallë e Bruce Willis mes betejës me demencën

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 08:56
Bruce Willis

Foto familjare, në frymën më autentike të ‘Ditës së Falënderimeve’, të gjithë së bashku: Emma Heming, gruaja e Bruce Willis, e publikoi për të kujtuar festimet e së enjtes, një nga festat më të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara.

“Jam mirënjohëse dhe falenderuese për këtë lloj dashurie. Ju uroj të gjithëve një ditë të lumtur.” Në foto, përveç çiftit dhe vajzave të tyre Mabel dhe Evelyn, Demi Moore, ish-gruaja e aktorit dhe tre vajzat që patën së bashku, Scout dhe Tallulah dhe Rumer me partnerët përkatës.

Vetëm pak ditë më parë, një tjetër foto, e publikuar nga Rumer, rrëfen nostalgjinë e vajzës për të atin, i cili është gjithnjë e më pak i pranishëm për shkak të sëmundjes së tij, një demencë frontotemporale që po e distancon nga jeta e tij.

Image
Bruce Willis

Megjithatë, Emma Heming është më optimiste. “Unë kam shumë më tepër shpresë sot sesa kur ai mori diagnozën e parë,” i tha ajo Sunday Paper. “Sot di shumë më tepër dhe jam e lidhur me një komunitet të jashtëzakonshëm që më mbështet kaq shumë”, shtoi ajo.

Për Willis, pak mund të bëhet. Gjendja e tij, në fakt, duket gjithnjë e më e rëndë, siç konfirmoi miku i tij Glenn Gordon Caron gjatë një interviste të fundit me New York Post:

“Ai po humb aftësinë për të folur. Ai e ka humbur gëzimin e të jetuarit. Kisha ndjesinë se ai e kuptoi kush isha vetëm në tre minutat e para.” Në fakt, një kurë ende nuk ekziston. Shpresa është që sëmundja të përparojë sa më ngadalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat