Pirro Çako surprizon fansat, publikon këngën e re dedikuar të birit, shfaqet në videoklip bashkë me partneren dhe vogëlushin

Mediale Vip

Pirro Çako surprizon fansat, publikon këngën e re dedikuar të birit, shfaqet në videoklip bashkë me partneren dhe vogëlushin

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 22:30
Pirro Çako me familje

Këngëtari i njohur Pirro Çako vjen me surprizë për fansat e tij në muzikë. Një këngë e re, që është një dedikim personal i këngëtarit për të birin e tij të vogël, e që mban titullin “Tjetër Njeri”.

“Kisha humbur krejt nga sytë e mija dritën… ti më zgjove nga ky gjumë, të kem një këngë më shumë”, thuhet mes rreshtash të kësaj kënge kaq të ndjerë.

Një detaj interesant në këtë këngë, është “dueti” që Pirro Çako ka bërë me vogëlushin e tij, i cili këndon po ashtu me të.

Në këtë videoklip, po ashtu, shfaqet edhe partnerja e këngëtarit, duke plotësuar kështu portretin e bukur familjar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat