Çfarë ndodhi? Publiku i del në mbrojtje balerinës, Olta Gixhari shpërthen ndaj tyre: Nuk ka nevojë për…

Mediale Vip

Çfarë ndodhi? Publiku i del në mbrojtje balerinës, Olta Gixhari shpërthen ndaj tyre: Nuk ka nevojë për…

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 22:56
Olta Gixhari

Performanca e Eni Shehut dhe partneres së tij në kërcim Odeta mbrëmjen e djeshme nuk u pëlqye shumë nga juria e “Dancing with the Stars”, sidomos Olta Gixhari.  

Aktorja e kritikoi ashpër aktorin dhe balerinën e tij duke dhënë që Eni këtë herë nuk ka kërcyer por thjeshtë ka mbajtur në ajër partneren e tij.

Kjo vërejtje solli një kundërpërgjigje nga Odeta, e cila nuk u pajtua me komentet e Oltës duke thënë se ata performuan një rumba dhe nuk mund të kërcehej pa sensualitet.

Menjëherë pas kësaj reagoi edhe publikun në salli i cili filloi të duartrokisnin në mbrojtje të Odetës dhe performancës së tyre.

Kjo gjë e acaroi më shumë aktoren e cila iu tha publikut: “Nuk ka nevoje për duartrokitje se…”, ndërsa i tha balerinës që detyra e saj ishte që të nxirrte në pah Enin duke kërcyer.

Pjesë nga biseda

Olta: Avantazhi juaj është që ti Odeta bën koreografinë dhe unë  nuk do të doja që në puntatën e 8 të ‘Dancing ëith the Stars” Eni të paraqitet me këtë koreogari që në 90% të mban ty.

Odeta: Unë nuk jam dakord me këtë që sapo the Olta.

Olta: Unë e pashë me sytë e mij.

Odeta: Aq më tepër që në këtë natë jemi në një kërcim rumba, që është një nga kërcimet sensuale që flirton mashkulli me femrën. Në momentin që i gjithë sensualieti nuk mund të ndodhë larg njëri-tjetrit. (publiku duartrokasin balerinën)

Olta: Nuk mund të kërcejë ai pa sensualitet? Nuk ka nevojë për duartrokitje se…

Odeta: Mendoj që nga fillimi në fund Eni i ka pasur hapat e vet të rumbës. Ndihem shumë përgjegjëse ndaj ccdo kritike dhe ndaj ccdo analize që bëni sepse e para që unë jamë bashkëudhëtare me Enin dhe…

Olta: Avantazhi juaj është që ju e bëni koreografinë dhe unë do të doja që Enin ta nxirrje më shumë në dritë që të kërcente dhe ne të shikonim.

Odeta: Pikërisht…

Olta: Nuk mund të flasim te dyja për një herë. Me rradhë. Sot nuk kishte hapa fare, Eni të ka mbajtur vetëm ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat