Gjoba 5 mijë euroshe s’ua lë shenjë, sërish debat i paprecedentë në BBV – Santiana ofendon rëndë Albyn

Mediale Vip

Gjoba 5 mijë euroshe s’ua lë shenjë, sërish debat i paprecedentë në BBV – Santiana ofendon rëndë Albyn

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 12:13
Santiana, Alby

Po vazhdojnë të dëgjohen debatet skandaloze ku përdoret gjuha vulgare brenda shtëpisë më të famshme në vend “Big Brother VIP Kosova 2”, format ky i cili vetëm para gjashtë ditësh numëroi plot 550 milionë shikime.

Debatit të rëndë Lumbardhit e Ganiut, ky ku i fundit dyshohet se e zhvilloi në gjendje të rëndë emocionale e i dehur, teksa bërtiste e godiste me të madhe tavolinën, i është bashkangjitur edhe një debat i vogël por me ofendime të mëdha mes Albyt e Santianës.

“Llaka, llaka, shyqyr t’u çel goja. Ruaje, se të vyen”, i tha Santiana.

“M’vyen shumë, ke me e pa”, iu përgjigj Alby.

“Përdore edhe për me fol, jo veç për me…“, ofendoi Santiana duke lënë të nënkuptohet diskutimi për ish-profesionin e Albyt.

“Ta tregoj unë ty shembullin tim, ke me e marr vesh”, iu përgjigj Alby, teksa kujtoi fjalinë e Santianës drejtuar asaj se shkaku i ish-profesionit prej aktores së filmave për të rritur Alby nuk është shembull për vajzat shqiptare.

Kujtojmë se së fundmi Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në mbledhjen e 11-të i ka shqiptuar “Klan Kosovës” gjobë prej 5 mijë euro, pasi ka gjetur se është transmetuar gjuhë vulgare dhe ofenduese para kufizmit të kohës në emisionin “Big Brother Kosova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat