​Taylor Swift fton familjen e 23-vjeçares që vdiq tragjikisht para shfaqjes në Rio në performancën e saj Eras Tour në Sao Paolo

Mediale Vip

​Taylor Swift fton familjen e 23-vjeçares që vdiq tragjikisht para shfaqjes në Rio në performancën e saj Eras Tour në Sao Paolo

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Vetëm disa ditë pas vdekjes tragjike të 23-vjeçares Ana Clara Benevides Machado përpara një koncerti të Taylor Swift në Rio de Zhaneiro, këngëtarja ftoi familjen dhe miqtë e saj t'i bashkoheshin asaj në performancën në Sao Paolo.

Machado, 23 vjeç, u sëmur papritur para shfaqjes së Swift në Rio de Janeiro në fillim të këtij muaji dhe vdiq tragjikisht më 17 nëntor.

Ajo pësoi arrest kardiak mes një vale masive të të nxehtit me temperatura që thuhet se ishin 59.3 gradë Celcius ose 138.7 Fahrenheit, ku promotorët e shfaqjes ndaluan fansat të sjellin ushqimin dhe ujin e tyre në koncert.

Swift shtyu një tjetër shfaqje në Rio pas vdekjes së fanses.

Këngëtarja është rikthyer në Brazil të dielën, duke performuar në Sao Paolo, dhe ka sjellë familjen dhe miqtë e Machado-s, duke pozuar edhe për foto me ta, shkruan Daily Mail, transmeton KosovaPress.

Swift ndau një shënim të shkruar me dorë duke shprehur pikëllimin e saj për humbjen e Machado javën e kaluar në historinë e saj në Instagram.

“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemër të copëtuar them se kemi humbur një fanse më herët sonte para shfaqjes sime”, filloi Swift.

“Nuk mund t'ju them as sa e shkatërruar jam nga kjo. Ka shumë pak informacion që kam përveç faktit që ajo ishte jashtëzakonisht e bukur dhe shumë e re”, tha Swift.

Ajo përfundoi duke thënë: "Kjo është gjëja e fundit që mendoja se do të ndodhte kur vendosëm ta sjellim këtë turne në Brazil".

Vendimi i organizatorëve të koncertit për të ndaluar fansat të sillnin shishe uji në shfaqje rezultoi që mbi 1000 fansa nga 60.000 të pranishmit t'iu binte të fikët para dhe gjatë shfaqjes.

Kur Machado nuk ndihej mirë, ajo shkoi te mjekët dhe i ra të fikët para se të fillonte shfaqja.

Ajo u dërgua në një qendër të ndihmës së parë përpara se të transferohej në spitalin Salgado Filho, por uraportua se ajo mbërriti në spital pa puls.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat