Albina Kelmendi publikon këngën e re “N’ball të Arbërit”

Mediale Vip

Albina Kelmendi publikon këngën e re “N’ball të Arbërit”

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 20:36
Albina Kelmendi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka sjell ditën e sotme (e hënë) projektin e ri muzikor.

“N’ball të Arbërit” mban titullin kënga, të cilën e solli për nder të Ditës së Flamurit.

Orkestrimi u bë nga Duobass Records me miksim dhe masterizim nga Babajim Studios.

Videoja ndërkohë u realizua nga Publico.

Artistja ka bërë një interpretim të mahnitshëm pasi edhe shquhet për vokalin e veçantë.

Nuk është hera e parë që Albina realizon të tilla këngë, të cilat gjithashtu janë pritur mirë nga publiku.

Të plotë këngën tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Kelmendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat