Alarmi i rremë për bombë e la pa kënduar, reagon ashpër Yll Limani

Mediale Vip

Alarmi i rremë për bombë e la pa kënduar, reagon ashpër Yll Limani

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 08:15
Yll Limani

Ishte planifikuar që mbrëmë e deri sot në orët e hershme të mëngjesit, Yll Limani të këndonte në diskotekën ku u lajmërua për bombë.

Megjithatë alarmi doli të jetë i rremë. Pavarësisht se dikush kishte gënjyer se në Gatë Club kishte mjet eksplodues festa u ndal.

Të gjithë pjesëmarrësit që kishin vendosur të kalonin natën aty, u larguan nga vendi i ngjarjes.

Pa kënduar mbeti edhe Yll Limani, i cili doli menjëherë më një reagim për krejt atë çfarë ka ndodhur, e që në fund doli të jetë vetëm një gënjeshtër.

Këngëtari i ka kërkuar falje njerëzve që mbrëmë kishin bërë plan t’i dëgjonin këngët e tij .

Image
Postimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat