Bëhet virale videoja, Jonida Vokshi e uron Anitën për nënën që tashmë i ka ndërruar jetë

Mediale Vip

Bëhet virale videoja, Jonida Vokshi e uron Anitën për nënën që tashmë i ka ndërruar jetë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:13
ANita dhe Jonida

Spektakli i të hënës (27 nëntor) në Big Brother VIP Kosova 2 u karakterizua me ngjarje të ndryshme.

U diskutuan disa nga debatet e fundit e mes tjerash nuk mungoi edhe një atmosferë festive për shkak të Ditës së Flamurit.

Pak para përfundimit të këtij Prime, opinionistja e Big Brother Anita Muçaj – Haradinaj, ka kërkuar që të bëjë një urim.

Ajo uroi shqiptarët për 28 Nëntor e me këtë rast ia uroi ditëlindjen edhe të ëmës, e cila siç dihet ka ndërruar jetë shumë vite më parë.

“Përveç se i uroj të gjithë shqiptarët për festën dhe 28 Nëntorin, unë dua ta përshëndes babanë tim, Leartin, Vjosën dhe Lolën dhe dua t’i thëm gëzuar ditëlindjen mamit tim. Edhe sa mirë që isha këtu, ia bëra urimin live”, u shpreh ajo.

“Edhe 100 për mamin”, i tha në anën tjetër Jonida duke mos qenë në dijeni se nëna e saj nuk jeton më.

“Mami edhe 100 nga atje ku është”, tha duke qeshur Muçaj – Haradinaj, të cilën e plotësoi Alaudini me “Në parajsë”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat