Banorët e BBVK2 improvizojnë një mur brenda shtëpisë, mbi të krijojnë emblemën e UÇK-së me trëndafila të kuq

Mediale Vip

Banorët e BBVK2 improvizojnë një mur brenda shtëpisë, mbi të krijojnë emblemën e UÇK-së me trëndafila të kuq

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 19:20
BBVK2

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë po shënohet nga shqiptarët anembanë botës, në forma të ndryshme.

Edhe banorët e shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Kosova 2 kanë nisur përgatitjet për festimin e 28 Nëntorit.

Ata kanë vendosur një mur brenda ambienteve të shtëpisë, ndërsa me trëndafila të kuq kanë krijuar emblemën e UÇK-së.

Ndërkohë, banorët kanë krijuar atmosferë festive përgjatë gjithë ditës duke kënduar e vallëzuari me këngë popullore e patriotike.

Por, ndonëse festë, nuk kanë munguar as debatet e herë pas hershme me njëri-tjetrin duke ngjallur kështu situata dinamike të shumta.

Ndërkohë, theksojmë që këtë javë të nominuar janë të gjithë banorët e shtëpisë dhe njëri prej tyre pritet të eliminohet këtë të premtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat