Santiana këndon me plot emocion hitin e Gilit “Ti më ke vra”, teksa bëjnë përgatitjet për programin festiv të 28 Nëntorit

Mediale Vip

Santiana këndon me plot emocion hitin e Gilit “Ti më ke vra”, teksa bëjnë përgatitjet për programin festiv të 28 Nëntorit

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 22:31
Santiana

Festa e 28 Nëntorit po shënohet në mënyra të ndryshme nga shqiptarët anë e mbanë botës.

Dita e Flamurit ka sjellur festë e atmosferë edhe tek banorët e shtëpisë së famshme Big Brother VIP Kosova 2.

Të gjithë banorët janë aktivizuar për të bërë përgatitje për programin festiv që kanë organizuar për nder të festës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ata kanë kënduar e vallëzuar gjatë gjithë kohës këngë dhe hite të pavdekshme të artistëve shqiptarë.

Dy vajzat Santiana dhe Iliriana në një moment kanë këndur edhe hitin e madh të këngëtares Gili “Ti më ke vra”.

Ato u panë plot emocion teksa interpretonin hitin e artistes së mirënjohur shqiptare, e ndërsa iu bashkuan edhe Gani Gërmia dhe Besi.

Ndryshe, kujtojmë që Santiana së fundmi ishte mjaft e komentuar edhe për shkak të sharjes që bëri ndaj opinonistit Bledi Mane gjatë spektralit të së hënës.

Për shkak të fjalorit të pahijshëm të saj nga çmimi i madh u zbritën pesë mijë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat