“A ke ditur me ecë kur je zgjedhur Miss” – Ganiu krijon debat sërish me Kader Kicajn

Mediale Vip

“A ke ditur me ecë kur je zgjedhur Miss” – Ganiu krijon debat sërish me Kader Kicajn

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 13:23
Kader Kicaj

Gani Gërmia dhe Kader Kicaj kanë pasur një përplasje të ashpër me njëri-tjetrin pas përfundimit të programit artistik për nder të Ditës së Flamurit.

Të njëjtit diskutuan në oborr, ku të përfshirë qenë edhe Alby the Goat e Lumbardh Salihu.

Ish-Miss Prizreni e ka quajtur vazhdimisht Ganiun burrec, e duke i thënë edhe disa fjalë të tjera.

“Burrec i vogël, i shan femrat lidhje e pa lidhje”, u shpreh ajo.

Ai në anën tjetër e ngacmoi pasi është zgjedhur Miss në Prizren në vitin 2016.

“A ke ditur me ecë kur je zgjedhur Miss, se 2016, Miss i 2016”, ka qenë thumbi i gazetarit e humoristit nga Kamenica.

Dyshja kanë vazhduar, ku nuk ka munguar ndërhyrja e konkurrentëve të tjerë të këtij formati.

Kader ndryshe që në hyrje është sulmuar nga banorët dhe momentalisht ruan raporte të mira vetëm me Lumin e Albyn. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat