“Nuk je burrë, je ofendues” – vazhdojnë përplasjet mes Ganiut e Bucit

Mediale Vip

“Nuk je burrë, je ofendues” – vazhdojnë përplasjet mes Ganiut e Bucit

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 20:11
Ganiu dhe Buci

Dy banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Ganiu e Buci kanë një kohë që nuk i ndalin debatet e përplasjet e ashpra.

Këta të dy kanë treguar që kanë pasur miqësi edhe para hyrjes në shtëpi, por kjo ndërroi kur Ganiu gjatë një Prime-i, vendosi të sjellë një ngjarje nga jashtë.

Pas akuzave për shantazh që i bëri Ganiu drejt Bucit gjatë spektaklit, miqësia e tyre jo që nuk vazhdoi, por debatet e zënkat nuk u ndalën që atëherë.

“Ti je i msheftë, je ofendues, ti bën gjithçka për këtë lojë.” - shprehet Buci.

Buci vazhdimisht e quan Ganiun gënjeshtar duke thënë: “Pa të rrejtë Gania, nuk e dini çka është rrena. Ti ke rrejtë për krejt senet, për akuzat”, duke iu rithyer edhe njëherë historisë së akuzave dhe shantazhit.

Sa i përket kësaj Ganiu në mbrojtje thotë: “Nuk kam rrejtë, kam thënë se kam dyshuar”.

“Po më vjen marre që po diskutoj me një njeri si ti, a e sheh veten që llafin e dytë në ofenim e kthen sepse nuk e ke asnjë argument, nuk mund të bësh debat të shëndoshë.” – shprehet Ganiu, duke e nxitur debatin edhe më shumë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat