Përplasje në Spektakël: Besi nuk i ndal akuzat dhe kritikat ndaj Bleros

Mediale Vip

Përplasje në Spektakël: Besi nuk i ndal akuzat dhe kritikat ndaj Bleros

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 22:24
Besi dhe Blero

Filloi nata e spektaklit me shumë përplasje të ashpra e debate në mes të banorëve të shtëpisë.

Tensionet filluan menjëherë në këtë spektakël të Big Brother, ku Besi dhe Blero filluan të përplasen ashpër.

Debati ka nisur kur Besi ka sulmuar Bleron me akuzat e tij, duke theksuar një çështje të ndjeshme që ka të bëjë me sjelljen e Bleros.

“Është edhe një send vëllaçko, ti nuk je i njëjti në mëngjes dhe i njëjti në mbramje. Edhe na e dimë të gjithë botërisht që alkooli e shpreh të sinqertën, ty po ta shprehë të sinqertën me mijëra raste, kjo më ka pengu se mu ke drejtu mu, edhe sot e tutje, unë me ty komunikoj vetëm në Prime, edhe asnjëherë drejtpërdrejt,” ka thënë Besi, duke lënë të nënkuptohet se Blero tregon fytyra të ndryshme varësisht situatës.

Besi se nuk ka ndaluar me kaq dhe ka vazhduar të thellojë kritikat e tij. “Bile që kam thënë aktor, ti nuk je aktor për lojë, je aktor për me e mshefë ligësinë,” ka shtuar ai, duke e akuzuar Bleron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat