Shpreh mllef dhe e gjykon lojën e tij brenda – e fejuara i dërgon një audio-mesazh dhe e takon Bucin live

Mediale Vip

Shpreh mllef dhe e gjykon lojën e tij brenda – e fejuara i dërgon një audio-mesazh dhe e takon Bucin live

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 23:30
Buci dhe e fejuara e tij

Pasi u prezantua klipi i Bucit dhe Santianës gjatë spektaklit, të dy banorët e mohuan që kishte diçka mes tyre.

Pas gjithë kësaj, e dashura e Bucit që e kishte jashtë, së pari ia dërgon atij një audio mesazh, duke u shpjeguar që nuk dëshironte të shkonte ta takonte.

Gjatë audios ajo shprehet e pakënaqur me veprimet e Bucit, duke i thënë: “Mos e harro veten kush je, mos harro për çfarë arsye ke hy, mos e harro që po të shohim.”

Buci pasi dëgjoi audion, u surprizua nga e dashura, që i hyri në shtëpi, gjatë lojës ngriva-shkriva.

Pas takimit të tyre me shumë përqafime, e dashura e Bucit, Verona, e fton atë në dhomën e sekreteve.

“Unë e di që këtu është lojë, unë vetëm po shpresoj që ti nu ke ke harru qëllimin kryesor që ke hy në Big Brother, dhe arsyen që je këtu.” – fillon rrëfimin Verona.

Buci i premton Veronës që nuk do të veprojë më njëjtë duke i thënë:

“Nesër ke me u çuditë”.

“Jo, prej këtij momenti që e çelë derën” – ishte përgjigjja e prerë e Veronës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat