Kimete Berisha: Qe 25 vjet shqiptarët e lusin heroin të çohet nga varri

Mediale Vip

Kimete Berisha: Qe 25 vjet shqiptarët e lusin heroin të çohet nga varri

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 07:30
Gazetarja dhe analistja Kimete Berisha

Gazetarja dhe analistja Kimete Berisha, është mjaftë e aktive në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një shkrim për popullin shqiptar kur ka rrëmbyer vëmendjen e shumë ndjekësve.

Postimi i plotë

Të jetosh me idenë se je ‘popull i zgjedhur’ është faji i Rilindasve, të cilët me politika letrare e mbuluan prapambeturinë dhe padijen
e shqiptarëve, si bora që i mbulon mbeturinat…, jo, por si flutura që para se të bëhet me krah, zvarritet si krimb.

Pastaj, ne u rritëm me idenë se jemi njerëz të zgjedhur, por jo si hebrenjtë, që i shpallli të zgjedhur Bibla dhe se hebrenjtë vërtetë janë të bindur se janë popull ‘hyjnor’…

Çfarë marrëzie mendoj, dhe pyes: A thua, pse ata që i privilegjon Zoti kurrë nuk i bën rehat… Veç…mos ma përmendni ‘Zoti i mundon të dashurit e tij’, se s’ka gjë që kuptoj më pak e që e kam mërzi më shumë…Neve na hyjnizuan poetët e varfër që shkruanin dashuri të rreme nën dritën e qiriut. Deri vonë ka qenë kënaqësi e madhe të jesh shqiptar, se kështu na kanë mësuar edhe nanat, edhe mësueset… – Ti je shqiptare, çka po do më shumë! Dhe kështu, pa e pasur historinë e shkruar (se historianët i kemi pasur qyqarë, gjithmonë në shërbim të pushtuesit), derisa doli një historian amerikan që para pavarësisë ta përmbledh robërinë tonë të përhershme në një libër. Për të qenë i kompletuar si shqiptar, pra, për ta dashur vetveten (si shqiptar), të duhej një dozë urrejtje sado e vogël, por ama urrejtje e vazhdueshme ndaj pushtuesve. Meqenëse pushtuesi e mbulonte pushtuesin, dhe s’mbeti kush pa na pushtuar, si pushtues kryesor mbetën osmanët dhe serbët.Urrejtja ndaj pushtuesit osman u shndërrua në dashuri si ato dashuritë që lindin nga grindja mes dy  vetave… Për armikun e fundit (armikun serb), flas a s’flas më poshtë, nuk e di në këtë çast.

Pra, shqiptarët u dashuruan në pushtuesin 500 vjeçar osman, përveç shkrimtarët modern shqiptarë, të cilët disa vdiqën ‘të pushtuar’ në mendje nga osmanët, e disa ende mendojnë se janë më të mirë se turqit. Ismail Kadare ende nuk u çlirua nga pushtuesi osman.
Nuk pranon të çlirohet. Sepse derisa e urren dikënd, si Kadare që i urren osmanët që më nuk ekzistojnë, do të thotë ‘ai’ – osmanliu të mban të pushtuar, edhe pa pasur nevojë të ekzistoj. Pse Ismail Kadare është i bindur se shqiptarët janë më të mirë se turqit, për shembull? – Sepse na kanë pushtuar? Perandoria osmane na ka pushtuar, ka pushtuar toka e popuj, me zor ua ka sjell shqiptarëve edhe Zotin nga Arabia si llokum i mbështjellur me mindiil të qëndisur… Por Kadare nuk e ka vërejtur se edhe shqiptari është pushtues,
por jo i tokës së huaj – por i tokës së vëllait të vet; jo i popujve të huaj – por i grave të veta… i atyre të mundurve me kule, e me trenerka… Edhe sot shqiptarët i mbajnë të pushtuara familjet e veta. Pra, sa herë që e zë dikënd në qosh, shqiptari e pushton, se shqiptari nuk është pushtues i madh, por është pushtues i vogël. Është pushtues i vogël jo me qejfin e tij, por se s’mund të jetë i madh.

Kur u njoftova me Teki Dërvishin në një gazetë të përditshme, isha një gazetare moderne, kozmopolite, veç filma amerikan dhe MTV.

Derisa habitesha, e kundërshtoja dhe më dukej qesharake dashuria e tij e sëmurë për shqiptarët…veç kur e pashë veten se u bëra ‘si ai’.
Ibrahim Rugova njësoj e ka ‘hëngër dashurinë kombëtare’, ka thënë në libër se Tekiu e ka bërë nacionalist…!Dhe kështu, u bëra ‘nacionaliste’ edhe unë nga mësimet e tij… anipse e dija fort mirë se rusët e gjermanët e kanë studiuar shqipen para shqiptarëve, shqiptarët vetëm e kanë konsumuar gjuhën si sot mijëra gjuhëtarë e asnjë ‘fjalë e Re’…

Më 28 nëntor, ka ndodhur, shpesh herë e kam ngacmuar, duke e pyetur: – A hyn njeriu në qeli e pranon t’ia thyejnë dhëmbët e shpirtin për flamur të shqiptarëve! – Fute dorën në xhep, s’i ke as pesë pare. – Çoje kokën dhe shikoji mashtruesit, spiujtë dhe pjellën e tyre se si e kanë pushtetin mbi çdo gjë… – Jo, Kimi ti s’e di çka është kultura kombëtare? – Po po, unë se di, por tregomë ti mua ku është ajo kulturë? A s’të vjen inat që ky popull është hajn, derisa arniqtë që po m’i mëson ti (e që na kanë marrë në qafë) ata armiq na kanë vjedhur neve, popujt e huaj i kanë vjedhur, e shqiptarët s’bëjnë gjë tjetër veç vjedhin, në emër të luftës, të viktimave, të fatkeqësive…
shqiptarët mashtrojnë dhe shkatërrojnë, ama jo të huajt, e vjedhin dhe e shkatërrojnë të vetin. Goxha njëfarë studente problematike kam qenë. Por besoni a jo,, Dërvishi vdiq duke kënduar librin për historinë ‘e ndritshme të shqiptarëve’ nga një autore e huaj.

Çfarë gabimi! Në vend se ta këndonte ‘Ç’është ajo që zbret nga mali…’! Pasi vdiq ai, unë u çlirova nga ajo dashuri krejtësisht e verbër për këta njerëz e këtë vend. Nuk jam e zemëruar, por thjesht nuk mendoj si Kadare e si Dërvishi se shqiptarët janë perendimorë. As lindor s’janë. S’kanë identitet. Se nga lirika e Lindjes të hynë këmbët në dhé. Unë mendoj se shqiptarët e gjuajnë bukën në rrugë, nuk u pengojnë mbeturinat, janë imun ndaj padrejtësive, nuk ankohen pa ua prù diellin mbi kokë, shkruajnë poezi primitive,
nuk lexojnë, flasin shumë-papushim, e kanë shkatërruar vendin, e kanë vjedhur vendin, e kanë rrjepur vendin pa mëshirë, kanë mentalitet, janë pushtues të grave e vajzave… Edhe Ismail Qemali e kish pas grabitur gruan me ndihmën e shokëve e kushërinjëve…!

Ku ka perëndim këtu? Qe 25 vjet shqiptarët e lusin Heroin të çohet nga varri. Sepse s’kanë tjetër Hero. Heroi i shqiptarëve nuk mund të
jetë i gjallë. Kur festojnë, kur luajnë, kur lotojnë, në të gjitha rastet e lusin Heroin të çohet nga varri, anipse e dinë se ai s’mund të çohet, është ky mallëngjim popullor për vdekjen…
….
mallëngjim për Heroin e vdekur që të çohet nga varri e të na shpëtojë nga armiku i ri…..
edhe në fushë të futbollit. Shqiptari është në gjendje gjthçka të bëj, krejt fjalët e mira ti dhuron, veç mos kërko nga ai që ai vet të bëhet hero, se heroi heq keq, s’mund të kënaqet…e për shqiptarin më e mirë është kënaqësia se heroizmi…
se edhe është. Krejt koha i shkon Kadaresë tek ‘Autobiografia e popullit në vargje’ duke thënë se armiqtë grek e serbë na e kanë vjedhur legjenden për Mujin e Halilin, na e kanë vjedhur legjendën për Rozafatin… sigurisht nga punëtorët që kanë shkuar në Greqi me punë, e kanë treguar, e pastaj grekët kur i kanë dëgjuar punëtorët shqiptarë, i kanë vjedhur legjendat prej neve…

Askush s’ka vjedhur asgjë…Komplet bestytnia e shqiptarëve është identike ruse. Një të njëjtën frikë e kanë shqiptarët dhe rusët.
Kush – kujt ia vodhi frikën?! Në realitet, kur Tereza Kesovia e dëgjoi këngën e saj ‘Kur një ditë të kthehesh ti’, vjedhur nga shqiptarët, mbeti pa mend. Por u tregua zonjë, nuk u zemërua (me fjalë). Në realitet, qe 50- të vite një operë nuk e kanë shqiptarët…por institucion të operës kanë, se kanë dëgjuar se duhet ta kenë.E kurrë nuk treguan se ‘I dehur jam’ e Nexhmije Pagarushës u vodh nga Dario Moreno ….’Her akşam votka rakı şarap” . Pra edhe dehja u vodh, edhe dhimbja u vodh, edhe mërzia u vodh… Si duket, për Kadarenë ka qenë më lehtë që ta dashuronte ‘popullin shqiptar’ se sa ta donte një shqiptar konkret. Se sikur ta donte veç një shqiptar (konkret) do të këndellej nga glorifikimi i një dashurie të rreme. Kënga popullore, pra, e ka mbivlerësuar popullin shqiptar. Pasi e dëgjova Rizah Bllacën, atë vargun ‘Fort u shkrina e s’un t’ pashë ah moj bukuri…– n’atë dritare dal e rri e kajë si fmijë’, qava, dhe kush qëlloi me mua qau..
Gjynah…çka u bë kështu me neve… pse kurrë s’ndodhi një dashuri që s’ta plas zemrën….

Por, kur e pashë se shumë m’u dhimbt autori, e mora veten nën kontroll dhe kur Rizah Bllaca ia thoshte një vargu dashurie – unë pas tij ia ktheja si në duet: ‘s’është e vërtetë’! Më ndihmoi Rizah Bllaca të dal nga katarsisi ku më shtyu, se pasi që ia pranoi ‘e dashura’ dashurinë, ky i tha: Unë jam i dashtni yt – (hajt tash) natën e mirë…Si ato bisedat deri në mëngjes me kushërira, të cilat qahen e qahen për fatin e tyre e kah sabahi kur i këput gjumi të urdhërojnë të flesh: ‘Hajt tash natën e mirë se fjalët s’kryhen kurrë, mirë boll jemi, kundrejt qysh kemi mundur të jemi….me dynja’. Gjumi e mbulon fatkeqësinë. Dhe, ti e sheh se ato janë imune ndaj trishtimit dhe kanë njëfarë sevdaje në trishtim. Pas Rizah Bllacës e dëgjova Hasan Agën. Gjithmonë mërzitem për të. Po pse nana di të jetë kaq shtrigë e ti përzihet djalit në dashuri… E qava e qava…Kur erdh puna deri aty që shoqëria e familja e futën me zor në gjerdek Hasan Agën, oh, qysh m’u duk keq, desh vdiqa…e nusja të cilën ky s’e prekte dot se ia kishtë dhënë besën tjetrës…e pyeti: a s’po të dukem e bukur apo qeizi që ta kam prú s’po të mjafton! O sa dhimbje.– Nënshtrimi i nuses dhe ideja e saj që me tentene do ta të bëj lumtur Hasan Agën…
besa e dhënë e Hasan Agës, e djalit të ri, se po të ishte Hasani më i vjetër ia kish treguar qejfin ‘besës’)! E ku ka bukuri këtu? Bukuria e dashurisë shqiptare është prap tek flijimi i Hasan Agës për dashuri. S’ka bukuri tjetër. Ata që duhën e hanë njëri-tjetrin, me dashuri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat