“E vrau natën dhe e vajtoi ditën”, Bledi Mane reagon ashpër ndaj Naimit

Mediale Vip

“E vrau natën dhe e vajtoi ditën”, Bledi Mane reagon ashpër ndaj Naimit

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 14:56
Bledi Mane

Naim Murseli organizoi vrasjen e gruas së tij dhe pagoi 30 mijë euro dikë për ta vrarë.

Fillimisht ai e ka mohuar, por ditën e djeshme në polici e ka pranuar fajin.

Gjatë varrimit të Liridonës, Naimi gjithashtu ka shpërthyer ndaj gazetarëve duke u kërkuar atyre të largohen.

Ditën e sotme gazetari Bledi Mane ka reaguar për këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

Ai e quan Naimin si burracak që e vret gruan natën dhe e vajton ditën.

"Në fillim e adhuroi prej së largu, pastaj iu afrua e propozoi. E dashuroi, e ledhatoi, e puthi, u fejua, u martua, bëri dy fëmijë me të dhe më në fund pagoi 30 mijë euro e vrau… Ky është Naimi, jo Naim poeti por burracaku që vret gruan natën dhe e vajton ditën!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat