Nuk i uroi Luizin dhe Kiarën për pritjen e ëmbël, Amos Zaharia zbulon arsyen

Mediale Vip

Nuk i uroi Luizin dhe Kiarën për pritjen e ëmbël, Amos Zaharia zbulon arsyen

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 17:05
Luiz dhe Kiara

Aktori i njohur shqiptar Amos Zaharia së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka filur më shumë rreth jetës së tij personale.

Ai tregoi se nuk i ka uruar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon për pritjen e ëmbël të vajzës së tyre, pasi nuk ka pasur mundësi që të takohet me çiftin.

“Nuk i kam uruar sepse nuk kam patur mundësi të takohem me Luizin dhe Kiarën, por nëse do më rastisi t’i kem përballë do i uroj. Që kur kam dalë nga ai emision nuk jam takuar pothuajse me asnjërin. Unë nuk i zgjodha ato personazhe, unë i zgjedh njerëzit që duhet të kaloj jetën time. Kjo sepse shumë njerëz shohin interesat e tyre, përpos miqësisë.”- tha aktori.

Nga ana tjetër Amosi zbuloi se çfarë përjetoi pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

“Kur dola nga “BBV”, nuk e dija që kishte aq shumë vëmendje dhe ndjekje. Ishte diçka që nuk i ka ndodhur kurrë spektaklit në Shqipëri. Kur dola u shqetësova për familjarët e mi, sepse ata janë njerëzit që e kanë vuajtur qëndrimin në atë shtëpi.”- u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat