'5 Herë Jo', zbulohet fabula dhe data e premierës së filmit të Borës dhe Donaldit

Mediale Vip

'5 Herë Jo', zbulohet fabula dhe data e premierës së filmit të Borës dhe Donaldit

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 21:24
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

“5 Herë Jo”, filmin me protagonistë Bora Zemani dhe Donald Veshaj, duke filluar nga data 13 Dhjetor, do të jetë në kinema.

Lajmi u bë i ditur gjatë publikimit të trailer-it më të fundit, ku edhe njëherë na tregohen disa detaje më shumë rreth ngjarjes që do të trajtohet në këtë film.

Në televizionin më të madh në vend po hidhet ideja për të realizuar show-n më të rëndësishëm i cili do të jetë programi kryesor i televizionit për sezonin e ardhshëm. Jora (Bora) është në garë me Klarën, një tjetër producente e televizionit, dhe të dyja janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të fituar projektin, edhe me goditje nën brez. Jora dhe stafi i saj mendojnë se një armë e fortë mund të jetë sjellja në Shqipëri e Gjergjit (Donaldi), një regjisor shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon me sukses ne Vienë.

Gjergji ka famën e të qënit një regjisor kreativ, energjik, profesional dhe një djalë i qeshur, i thjeshtë, simpatik dhe naiv per të kuptuar hilet e shëmtuara që do t’i ndodhin në këtë eksperiencë. Në një udhëtim të organizuar nga pronari i televizionit për të gjithë stafin, në fund të të cilit do të shpallet fituesi i projektit, Jora dhe Gjergji do të përfshihen në një rrugëtim plot aventura, intriga dhe emocione të forta të cilat do ta çojnë Jorën përballë një zgjedhje. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat