Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj, si shembujt më të mirë të qytetarisë dhe mirënjohjes

Mediale Vip

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj, si shembujt më të mirë të qytetarisë dhe mirënjohjes

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 23:05
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Disa ditë më parë bëri bujë lajmi se Romeo Veshaj përshëndeti nga studioja e emisionit të tij ish-partneren Jonida Maliqi.

Teksa kishte të ftuar Ermal Mamaqin, ky i fundit përmendi këngëtaren për të parë reagimin e tij. Por, Romeo reagoi shumë sponranisht, duke e përshëndetur nga ekrani.

Gjatë një interviste të shkurtër për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, këngëtarja gjeti hapësirën që të bënte të njëjtën gjë dhe të sqaronte raportin e tyre.

Jonida Maliqi: E përshëndes edhe unë! E kam xhan dhe sa herë e takoj, ruajmë miqësi kështu që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Jetojmë në një kohë kur fatmirësisht qytetaria dhe mirënjohja ekzistojnë, ku njerëzit kalojnë kohë shumë të bukur bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat